Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar publikisht pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram, artistja ka shpërndarë mesazhe domethënëse duke ripostuar përmbajtjet e publikuara nga babai i saj, Dukagjin Lipa, për t’i përcjellë ato te dhjetëra miliona ndjekësit e saj ndërkombëtarë.
Në njërën nga fotot e ripostuara, Dua Lipa ka shpërndarë logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vendosur mbi një sfond të kuq, e shoqëruar me vashën e njohur #LIRIAKAEMER.
Përveç kësaj, ajo ka publikuar edhe një grafikë sensibilizuese nga “Image of Kosovo”, e cila rikujton çmimin e lartë dhe pasojat e rënda të luftës në Kosovë: 1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar dhe 1,600 persona që ende figurojnë të pagjetur. /Prive By Liberta Spahiu



