Pas një periudhe të vështirë me dhimbje të vazhdueshme, ikonës së muzikës, İbrahim Tatlıses, më në fund i është rikthyer buzëqeshja në fytyrë.
Artisti 74-vjeçar, të cilin pubilku e thërret me adhurim “Perandori”, po i nënshtrohet fizioterapisë pas një operacioni që kreu në fshikëzën e tëmthit.
Lajmin e ka ndarë vetë mjeku i tij, Doç. Dr. Edip Gönüllü, përmes një fotografie nga dhoma e spitalit.
Mjeku e shoqëroi foton me fjalët:
“Kënaqësia për t’i lehtësuar dhimbjet që e mundonin prej kohësh vëllait tim të dashur, ‘Perandorit’, shihet qartë në buzëqeshjen tonë. I uroj shëndet dhe sa më shumë ditë të mbushura me të qeshura të tilla.”
Për miliona adhurues që e ndjekin ndër vite, kjo pamje e re e Tatlıses është një shenjë shprese dhe një dëshmi tjetër e forcës së tij për përballimin e sfidave të shëndetit.
/Prive By Liberta Spahiu



