Pas një sezoni të ngarkuar veror me dasma e koncerte, çifti i njohur i estradës, Adri dhe Iliriana, kanë udhëtuar drejt Arabisë për të shijuar disa ditë të merituara pushimi.
Ky udhëtim ka marrë një domethënie akoma më të veçantë sot, pasi Adri feston sot ditëlindjen e tij.
Me këtë rast special, Iliriana ka menduar ta befasojë partnerin e saj me një surprizë romantike gjatë pushimeve.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video nga ky moment i ëmbël, ku shihet duke festuar me Adrin dhe duke i shprehur urimet e saj më të ngrohta.
Përveç pamjeve të bukura, vëmendjen e ndjekësve e mori një deklaratë e veçantë e Ilirianës gjatë videos.
“Ishalla na realizohet ajo pjesa e fundit e letrës që ma ke shkruar”, i thotë ajo Adrit, duke iu referuar letrës që ai ia kishte dedikuar si surprizë më parë në ditëlindjen e saj.
Urime Adri! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


