Selin Bollati ka bërë një reagim në rrjetet sociale, pasi u përball me komente fyese lidhur me linjat e saj trupore.
E njohur për fizikun e saj të hollë, ajo ka vendosur të mos heshtë përballë kritikave dhe komenteve dashakeqe të ndjekësve.
Përmes një postimi në InstaStory, Selin ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje, e cila i kishte shkruar: “O skeleti njëherë, çfarë je ngritur si thi”.
Përbri këtij mesazhi, ajo ka reaguar me ironi, duke u shprehur: “Përshëndetje, zonja këtu? Që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu. Si t’i përgjigjem unë, hë?”.

Në një tjetër shkrim, Selin e ka bërë të qartë se është shumë e kënaqur me trupin e saj dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë mënyrën e jetesës për shkak të opinioneve të të tjerëve.
“Nuk dua të shëndoshem! Nuk do të shëndoshem! Do të bëj stërvitje, do të mbaj dietë. Nëse ju që më jepni mend se çfarë të bëj me trupin tim, dëgjoni dikë që ju drejton se çfarë të bëni ju me trupin tuaj, ndryshoni sa jeni në kohë!”, ka shkruar ajo.
Ajo e ka përmbyllur reagimin e saj duke theksuar se vetëbesimi i saj nuk varet nga pesha apo komentet e personave të tjerë.
“E adhuroj trupin tim kështu siç është dhe nëse nesër bëhem obeze, prapë do ta dashuroj! Problemi yt cili është këtu?”, ka përfunduar Selin. /Prive By Liberta Spahiu



