Prej pasdites së djeshme, në rrjet po qarkullojnë disa materiale të xhiruara në momente private, të cilat kanë nxitur reagime të shumta.
Në qendër të tyre është një prej kompozitorëve më të njohur shqiptarë, i cili shfaqet në një dhomë gjumi me persona të ndryshëm.
Prive By LS ka parë materialet që kanë qarkulluar online dhe sjell detajet, pa publikuar pamje apo identitete që mund të cenojnë privatësinë e personave të përfshirë.
Materialet, gjithsej 13 video, janë publikuar mesditën e djeshme në një faqe për të rritur. Të gjitha duket se janë xhiruar në të njëjtën dhomë, ndërsa në disa prej tyre shfaqen edhe emra të njohur të skenës muzikore dhe të artit shqiptar.
Nga pamjet rezulton se regjistrimi është bërë përmes një kamere sigurie. Mënyra e xhirimit ngre dyshime serioze se personat e tjerë që shfaqen në video mund të mos kenë qenë në dijeni se po filmoheshin.
Videot janë larguar nga faqja rreth orës 19:00, por deri atëherë një pjesë e materialeve kishte nisur të shpërndahej edhe në platforma të tjera.
Mediumi “Prapaskena” ka raportuar se numri i këngëtareve të filmuara mund të jetë deri në 17, megjithatë ky pretendim mbetet ende i pakonfirmuar.
Ende nuk dihet se si materialet kanë përfunduar në publik. Pas përmasave që ka marrë rasti, mbetet të shihet nëse dhe si do të reagojnë autoritetet për të zbardhur origjinën dhe mënyrën e publikimit të videove.
@prive.libertaspahiuSkandali i videove për të cilat po flasin të gjithë: Çka fshihet prapa tyre


