Muaji i ri pritet të vijë me ndryshime të forta në dashuri, para dhe karrierë, ndërsa për disa shenja të horoskopit tetori mund të jetë veçanërisht interesant.
Parashikimet astrologjike e vendosin Demin mes shenjave që mund të shohin zhvillime pozitive në karrierë dhe financa. Rreth Hënës së Re të 10 tetorit mund të hapet një mundësi e re profesionale, ndërsa gjatë muajit këshillohet më shumë kujdes në marrëdhëniet sentimentale.
Edhe Luani hyn në një periudhë interesante. Parashikimet për tetorin flasin për kontakte të reja, mundësi që mund të vijnë përmes rrethit shoqëror dhe zhvillime financiare. Fundi i muajit konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm për këtë shenjë.
Për Binjakët, tetori sjell më shumë lëvizje në jetën sentimentale dhe krijuese. Sezoni i Peshores i favorizon në njohje, argëtim dhe eksperienca të reja, duke i vendosur mes shenjave që astrologët i konsiderojnë më me fat gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë, Peshqit mund të përballen me një kthesë në punë dhe marrëdhënie. Çështje të mbetura pezull mund të rikthehen për t’u sqaruar, por parashikimet flasin gjithashtu për progres profesional dhe mundësi financiare gjatë tetorit.
Tetori megjithatë nuk pritet të jetë muaj krejtësisht i qetë. Venusi nis retrogradën më 3 tetor, ndërsa Merkuri më 24 tetor, ndaj astrologët e lidhin këtë periudhë edhe me rikthimin e historive të vjetra, keqkuptime dhe nevojën për më shumë kujdes me vendimet në dashuri dhe para.
Parashikimet e horoskopit janë interpretime astrologjike dhe nuk kanë bazë shkencore. . /Prive By LS


