Juliana Nura është bërë nënë, duke sjellë në jetë binjakët e saj.
View this post on Instagram
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Juli në Instagram, ku ka publikuar edhe fotografitë e para me dy të vegjlit, duke i prezantuar për herë të parë me ndjekësit.
“I solla në jetë dy mrekullitë e mia… vetëm”, ka shkruar ajo krahas fotografive.
Për më shumë se tri javë, Juliana ka qëndruar në spital nën kujdesin e mjekëve, duke pritur momentin e lindjes. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria, përgatitjet për ardhjen e binjakëve dhe pritjen e gjatë për t’i marrë në krahë.
Në postimin e saj, Juli e ka përshkruar këtë periudhë si një nga udhëtimet më të vështira, të dhimbshme, por njëkohësisht edhe më të bukura të jetës së saj.
Ajo ka rrëfyer se ka përjetuar frikë, lodhje, lot dhe pasiguri, por se gjithçka ia ka vlejtur në momentin kur ka marrë në krahë dy fëmijët e saj.
Juliana ka folur hapur edhe për faktin se e ka përjetuar këtë rrugëtim të amësisë e vetme, duke e kthyer eksperiencën e saj në një mesazh për forcën e grave.
“Një grua është më e fortë nga sa mendon”, ka shkruar ajo, duke shtuar se kjo përvojë e ka mësuar se një grua mund të rrëzohet, të qajë dhe të ketë frikë, por sërish të ngrihet e të vazhdojë.
Shtatzënia e Julianës kishte marrë vëmendje edhe më herët pikërisht për mënyrën se si ajo zgjodhi ta përjetojë amësinë, pa një partner publikisht në krah dhe duke folur hapur për një rrugëtim që ende mbetet temë e ndjeshme në shoqërinë shqiptare.
Tashmë, pas më shumë se tri javësh në spital, pritja ka marrë fund dhe Juliana ka nisur kapitullin e ri si nënë e dy fëmijëve.
“Mirë se erdhët në jetën time, dy dashuritë e mia të vogla”, ka shkruar ajo në fund të postimit.
Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


