Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi lidhur me publikimin e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Eraldo Harlicaj në emisionin “Top Story”, duke raportuar se për ngjarjen është ngritur një grup hetimor.
Sipas gazetarit, hetimet po zhvillohen edhe në drejtim të krimit kibernetik, ndërsa një prej elementeve që po verifikohet është edhe ekzistenca e një kamere të fshehtë.
“Hila është paraqitur. Ndodhet brenda Policisë së Tiranës dhe po deponon për ngjarjen. Është ngritur një grup hetimor në lidhje me krimin kibernetik, për faktin e një kamere të fshehtë, ekzistencën e saj”, tha Harlicaj.
Sipas tij, deri në këtë fazë Hila vijon t’i qëndrojë deklarimit të mëparshëm se videot janë hakeruar.
“Deri më tani bëjnë me dije që Hila i qëndron faktit që videot janë hakeruar”, deklaroi gazetari.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse kompozitori është paraqitur në polici i shoqëruar nga avokati i tij.
Hetimet vijojnë për të sqaruar mënyrën se si materialet kanë përfunduar në rrjet dhe rrethanat e publikimit të tyre.
/Prive By Liberta Spahiu


