Në mesnatë është publikuar “INAT”, bashkëpunimi i shumëpritur mes Dhurata Dorës dhe një prej emrave më të njohur të popit turk, Zeynep Bastık.
Kënga, e publikuar më 2 tetor, ndërthur shqipen dhe turqishten dhe shënon bashkëpunimin e parë mes dy artisteve.
Pak para premierës, Zeynep organizoi një event privat me miqtë e saj, ku projekti u dëgjua dhe u festua për herë të parë në një rreth të ngushtë.
Por një prej momenteve që tërhoqi vëmendjen ishte ai me bashkëshortin e saj, aktorin Serkay Tütüncü. Në pamjet e publikuara nga mbrëmja, ai dëgjohet duke e kënduar këngën fjalë për fjalë, madje edhe pjesën në shqip të Dhurata Dorës.
Detaji bëhet edhe më interesant për publikun shqiptar pasi Tütüncü ka origjinë shqiptare. Aktori turk dhe Zeynep kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë vetëm një muaj më parë, më 2 shtator, në Çeşme, pas rreth dy vitesh së bashku.
“INAT” tashmë është publikuar në platformat muzikore, ndërsa projekti sjell një tjetër hap ndërkombëtar për Dhuratën, këtë herë drejt një prej tregjeve më të mëdha muzikore në rajon. /Prive By LS


