Pas dasmës, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta të tyre.
Përmes një postimi në Instagram, Kushtrimi ka publikuar sekuenca të ndryshme të tyre, duke rikthyer disa prej momenteve më të bukura të dashurisë.
Në emër të tij dhe Aurorës, ai ka falënderuar të gjithë të pranishmit që u bënë pjesë e ditës së tyre të veçantë, si dhe për urimet e shumta që morën.
“Faleminderit secilit që ishit pjesë e kësaj nate magjike dhe urimeve pafund”, ka shkruar Kushtrimi.
Ai ka shtuar se kjo mbrëmje dhe njerëzit që ishin pjesë e saj do të mbeten gjithmonë në zemrat e tyre.
“Zemrat tona do ta ruajnë gjithmonë këtë mbrëmje dhe njerëzit që e bënë edhe më të bukur, momentin më të çmuar të jetës sonë”, ka përfunduar ai.
Çifti, i cili u martua mbrëmjen e së dielës në praninë e familjarëve, miqve dhe ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova, tashmë ka ndarë edhe publikisht emocionet e para pas kurorëzimit të dashurisë.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


