Gjatë dasmës së Kushtrimit dhe Aurorës, Toney dhe partnerja e tij, Ega, folën për Prive By Liberta Spahiu, duke përcjellë urimet e tyre për çiftin dhe duke ndarë edhe disa detaje nga jeta e tyre në çift.
Toney e përgëzoi Kushtrimin për guximin për t’i bërë propozim Aurorës, ndërsa të dy i uruan çiftit një jetë të lumtur dhe të suksesshme së bashku.
Të pyetur nëse një dasmë e tyre mund të jetë e afërt, Ega zbuloi se nuk është diçka larg. Ajo tha se beson se vitin e ardhshëm mund të jetë momenti i duhur, duke shtuar se fillimisht duhet të vijë propozimi.
“Kismet besojmë vitin tjetër, propozimi duhet gjithsesi, e për dasmën të shohim”, u shpreh Ega, duke lënë të hapur mundësinë që çifti të kurorëzojë lidhjen së shpejti.
Ndërkohë, Toney tregoi se ata tashmë e kanë bërë lidhjen e tyre të njohur edhe në rrethin familjar. Ai tha se e ka prezantuar Egën me fëmijët e tij, duke e përshkruar këtë si një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Çifti foli edhe për jetën mes Kosovës dhe Zvicrës. Ata treguan se kanë një banesë në Zvicër, ndërsa në Kosovë vazhdojnë të jenë të angazhuar me bizneset e tyre.
Kështu, përveç urimeve për Kushtrimin dhe Aurorën, intervista e tyre solli edhe një detaj të bukur për të ardhmen e marrëdhënies së tyre. /Prive By Liberta Spahiu


