Orinda Huta, pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, ka ndarë së fundmi mendimet e saj rreth marrëdhënieve në çift, martesës dhe divorcit.
Gjatë emisionit të së shtunës, deklarata e saj u bë pjesë e diskutimit, ndërsa më pas Orinda ka reaguar përmes një postimi në Instagram Story, duke sqaruar më tej atë që kishte dashur të përcillte me fjalët e saj.
“Unë nuk jam pro divorcit si zgjidhje të parë. Besoj se të rinjtë sot duhet ta marrin më seriozisht martesën dhe angazhimin që ajo kërkon. Një marrëdhënie nuk është vijë e drejtë. Ka kriza, vështirësi dhe momente që kërkojnë durim, përkushtim dhe përpjekje nga të dyja palët. Nuk mund të heqim dorë sa herë gjërat bëhen të vështira. Por të luftosh për martesën nuk do të thotë të pranosh mungesën e respektit apo të sakrifikosh dinjitetin”, ka shkruar ajo.
Përmes këtij sqarimi, Orinda ka theksuar rëndësinë e përkushtimit, durimit dhe përpjekjes së përbashkët në një martesë, duke bërë të qartë se ruajtja e një marrëdhënieje nuk duhet të vijë në kurriz të respektit reciprok apo dinjitetit personal. /Prive By LS



