Elton Ilirjani ka reaguar përmes një videoje të publikuar në TikTok, ku ka përcjellë një mesazh të fortë pas ngjarjeve të ndodhura mbrëmjen e djeshme gjatë protestës në Tiranë.
Në reagimin e tij, Ilirjani ka treguar se është tronditur nga pamjet e një të riu me fytyrë të gjakosur, duke shprehur indinjatën për dhunën ndaj protestuesve.
Ai ka theksuar se të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet, në vend që të përballen me dhunë.
Për të ilustruar qëndrimin e tij, Ilirjani ka përmendur edhe protestat e të rinjve në Paris, ku, sipas tij, artistët kanë treguar mbështetje për protestuesit.
Ai ka bërë të qartë se është kundër dhunës dhe shkatërrimit të pronës, por ka theksuar se kjo nuk e justifikon përdorimin e forcës nga policia ndaj të rinjve.
Sipas Ilirjanit, institucionet duhet të përpiqen t’i kuptojnë arsyet që i shtyjnë të rinjtë të protestojnë, pasi shumë prej tyre ndihen të tradhtuar, të përjashtuar dhe pa perspektivë për të ardhmen.
Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si disa efektivë të policisë kanë menaxhuar situatën, duke kërkuar më shumë profesionalizëm dhe trajnim për përballimin e rasteve të tilla.
Në fund, Ilirjani ka shprehur zhgënjimin e tij për pamjet e të riut të gjakosur në mes të Tiranës, duke theksuar se Shqipëria, në rrugën drejt standardeve evropiane, duhet të garantojë edhe një polici që di të menaxhojë protestat pa ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.
“Pra, ndaloni dhunën ndaj të rinjve”, ka qenë mesazhi i tij përmbyllës. /Prive By LS
@eltonilirjani


