Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë shumë shpejt, por data e saktë e fillimit dhe emrat e banorëve që do të bëhen pjesë e këtij edicioni ende nuk janë zbuluar.
Deri më tani, është bërë e ditur se ky sezon pritet të sjellë personazhe mjaft interesante, mes tyre edhe një zhigolo, identiteti i të cilit vazhdon të mbahet i fshehtë. Kjo ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut për emrat që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Ndërkohë, moderatori Alaudin Hamiti ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës ka vendosur t’i ngacmojë me humor të gjithë ata që vazhdojnë të pyesin se kur do të nisë spektakli.
“Hej, e kom unë veç ni pytje për juve, se ju po ma boni, edhe unë du me jua bo juve: ‘Kur?’”, shprehet ai, duke iu referuar pyetjes që po përsëritet vazhdimisht nga publiku.
Megjithatë, Alaudini nuk zbuloi asgjë konkrete për datën e nisjes, duke e mbajtur ende të fshehtë këtë detaj.
Ajo që dihet deri më tani është se “Big Brother VIP Kosova 5” pritet të nisë gjatë këtij muaji.
Deri atëherë, mbetet të shihet se cilët personazhe do t’i bashkohen këtij edicioni dhe çfarë surprizash do të sjellë spektakli i shumëpritur.
/Prive By LS


