Pas zhvillimeve të fundit në Tiranë nga protestat, reperi Marin ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se ka vendosur ta shtyjë publikimin e projektit të tretë nga albumi i tij “TALK OF THE TOWN”.
Ai ka shpjeguar se, pavarësisht përkushtimit të madh që ai, bashkëpunëtori Rzon dhe i gjithë ekipi kanë treguar gjatë realizimit të projektit, situata aktuale nuk e lejon të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Për këtë arsye, ekipi ka vendosur që publikimi të shtyhet për të paktën dy deri në tri ditë.
Në mesazhin e tij, Marin ka theksuar gjithashtu lidhjen me vendin dhe solidaritetin me qytetarët, duke përmbyllur reagimin me një mesazh për publikun:
“Këtu ku jemi, jemi prej jush! Prandaj, gjithmonë jemi me ju”. /Prive By LS



