Reperi i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, ka njoftuar fansat se ka vendosur të shtyjë publikimin e projektit të tij më të ri muzikor, i cili ishte planifikuar të dilte sot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka bërë të ditur se vendimi lidhet me situatën aktuale në Shqipëri. Në këto rrethana, ai ka vlerësuar se nuk është momenti i duhur për të publikuar këngën e re.
Ghetto Geasy ka bërë të ditur se do t’i informojë ndjekësit për datën e re të publikimit, ndërsa i ka falënderuar për mirëkuptimin dhe mbështetjen.
Ndërkohë, Shqipëria po përballet me protesta të vazhdueshme, të udhëhequra kryesisht nga të rinjtë, të cilët kërkojnë reforma në arsim, më shumë mundësi për të rinjtë dhe masa kundër korrupsionit. /Prive By LS



