Sfilata e “Victoria’s Secret” ka nxitur debate të shumta në rrjetet sociale pas përzgjedhjes së Kylie Jenner për të veshur “Fantasy Bra”, një sytjenë luksoze që raportohet se ka vlerë prej 50 milionë dollarësh.
Në mesin e reagimeve të shumta ka rënë në sy edhe komenti i Ledi Vokshit, ish-banores së “Big Brother VIP Kosova 2”, e cila ka shprehur mendimin e saj për këtë zgjedhje.
“Unë mendoj se vetëm vajzat ikonike të dikurshme duhet të lejohen ta veshin këtë”, ka shkruar Ledi në një koment në Instagram, duke iu referuar modeleve që kanë lënë gjurmë në historinë e markës së njohur.
Përmes këtij reagimi, Ledi duket se mbështet idenë se veshje ikonike si “Fantasy Bra” duhet t’u besohen modeleve që kanë kontribuar ndër vite në identitetin e “Victoria’s Secret”, e jo domosdoshmërisht personazheve të njohura për famën e tyre në rrjetet sociale.
Zgjedhja e Kylie Jenner ka ndarë opinionet, pasi një pjesë e publikut e konsideron përfshirjen e saj si një lëvizje të zgjuar marketingu, ndërsa të tjerë mendojnë se ky privilegj duhej t’u jepej modeleve profesioniste, të cilat kanë ndërtuar karrierën e tyre në pasarela.
Megjithatë, drejtuesi kreativ i “Victoria’s Secret” ka shpjeguar arsyen pse Kylie Jenner u përzgjodh për të veshur “Fantasy Bra” të këtij viti, me vlerë prej 50 milionë dollarësh.
“Kylie shtrihet përtej modës, përtej kulturës, përtej televizionit dhe përtej çdo fushe të vetme. E njëjta gjë vlen edhe për ne. Spektakli ynë është kaq i madh, është një formë e mirëfilltë argëtimi, dhe mendoj se ajo është një faktor i shkëlqyer që i jep hov këtij spektakli. Ajo ka krijuar kulturën e saj. Sa njerëz mund ta thonë këtë për veten?”, ka deklaruar ai, duke shpjeguar se fama dhe ndikimi i Kylie-t përtej industrisë së modës e bëjnë atë një zgjedhje të përshtatshme për spektaklin.
/Prive By LS



