Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me një moment nga sezoni i ri i reality show-t “The Kardashians”, ku diskuton me nënën e saj, Kris Jenner, për origjinën dhe prejardhjen e saj.
Gjatë bisedës, Kim tregon se e ka kontrolluar sërish prejardhjen e saj dhe rezultatet kanë treguar se është 50% armene dhe 44% britanike.
Kur njerëzit përreth saj i thonë me shaka se qenka britanike, Kim ua kthen:
“Është qesharake që jam 44% britanike, nëse e kuptoni se çfarë dua të them”.
Kjo përgjigje ka nxitur menjëherë komente në rrjetet sociale, pasi shumë e kanë lidhur shifrën 44 me partnerin e saj aktual, pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Numri 44 është pikërisht ai që Hamilton mban në makinën e tij të garave në Formula 1, duke e bërë komentin e Kim edhe më interesant për fansat.
Kështu, përgjigjja e Kim duket si një aludim i tërthortë për Lewis Hamiltonin, duke bërë që fansat ta lidhin menjëherë përqindjen 44 me numrin që piloti britanik mban në makinën e tij të garave.
Një detaj që për shumë prej tyre duket se e bën edhe më të kuptueshme lidhjen mes dyshes, duke komentuar: “Tani ka kuptim!”.
/Prive By LS
@dashvirall The production question 🤣🤣#kimkardashian #foryou ♬ son original – IM A FAN PAGE🤍


