Zgjedhja e parfumit të duhur është një përvojë mjaft personale dhe gjetja e një arome që përfaqëson me të vërtetë stilin tuaj kërkon kohë.
Shpesh mendojmë se parfumet e veçanta apo ato “niche” vijnë gjithmonë me çmime marramendëse, por Liberta Spahiu sapo e hodhi poshtë këtë mit.
Në një video të fundit, Liberta tregoi se në Maison de Parfum Prishtina nuk gjeni vetëm parfume luksoze me çmime të larta, por edhe opsione shumë më të kapshme për çdo xhep.
Ajo prezantoi brandin më të ri që ka ardhur në parfumeri, Essential Parfums Paris, i cili sjell aroma cilësore me çmime që nuk e kalojnë kufirin e 100 eurove.
Pjesë e këtij koleksioni është edhe i preferuari i saj, “The Musc” by Calice Becker, i cili kushton vetëm 99€ për 100 ml. Përveç këtij parfumi, ekzistojnë edhe të tjerë si: Bois Impérial apo Nice Bergamote, duke u dhënë mundësi të gjithëve të shijojnë një prekje luksi çdo ditë.
Nëse keni menduar se parfumeritë e nivelit të lartë janë jashtë mundësive buxhetore, ky artikull vërteton të kundërtën.
Tashmë mund të gjeni një parfum origjinal, me aromën tuaj të preferuar pa shpenzuar një pasuri. /Prive By LS
View this post on Instagram


