Prishtina ka një adresë të re për adhuruesit e ushqimit dhe shijeve të veçanta.
La Matiana, restoranti i ri i çiftit Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, të njohur për publikun nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, ka hapur dyert sot, në orën 18:00.

Me fokus te kuzhina latine, ky restorant vjen si një alternativë e re për ata që dëshirojnë të provojnë shije të ndryshme dhe të zbulojnë më shumë nga kjo pjesë e gastronomisë.
Përmes La Matiana-s, Ana dhe Kevini sjellin një koncept që i kushton rëndësi përvojës së ushqimit dhe mundësisë për të provuar kombinime që nuk janë pjesë e përditshmërisë së të gjithëve.
Hapja e restorantit shënon një kapitull të ri për çiftin, tashmë në një fushë përtej ekranit televiziv, duke e zgjeruar angazhimin e tyre drejt gastronomisë.

Nga sonte, La Matiana është e hapur për të gjithë ata që duan ta vizitojnë dhe të njihen nga afër me ofertën e saj me frymë latine.
Një adresë e re në Prishtinë, për ata që janë gjithmonë të gatshëm t’u japin një shans shijeve të reja.
/Prive By LS


