Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka lënë të kuptohet se është e dashuruar, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Live me Luizin”.
E ftuar në emision, Ronela iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta, ku duhej t’u vendoste nota djemve në varësi të situatave të ndryshme.
Një prej pyetjeve kishte të bënte me një djalë që i dërgon mesazhin “mirëmëngjesi princeshë” në orën 14:00.
“Me 2 të drekës sime i bie 8 e mëngjesit atje”, u përgjigj Ronela, duke lënë të kuptohet se personi për të cilin po fliste mund të ndodhet në një zonë tjetër kohore.
Luizi reagoi menjëherë, duke thënë: “Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA”, duke e orientuar bisedën drejt mundësisë që personi në fjalë të jetojë në Amerikën e Veriut.
Biseda vazhdoi me një tjetër situatë, ku Luizi e pyeti Ronelën nëse do t’ia rriste notën një djali që i sjell lule pa ndonjë arsye të veçantë.
“I rritet dhe e mira është të sjellë sa më shumë”, u shpreh këngëtarja.
Përgjigjet e saj kanë nxitur kureshtje, ndërsa mbetet e paqartë nëse Ronela po fliste për një person konkret në jetën e saj private apo thjesht po i përgjigjej lojës në studio. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


