Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka thyer akullin duke dhënë intervistën e saj të parë ekskluzive për Prive By LS.
Në një rrëfim të sinqertë, ajo ka folur për jetën private, martesën, familjen dhe raportin e veçantë që ka ndërtuar me Tarën, vajzën e Bleros.
“Tara është pjesa më e rëndësishme e jetës tonë. Tara, njësoj sikur edhe djali im, beba ime, gjithçka sillet rreth tyre. Tara është një fëmijë i mrekullueshëm, është super inteligjente, super e pjekur për moshën e vet”, është shprehur Eronita.
Ajo ka treguar se marrëdhënia e tyre është aq e afërt, sa ndonjëherë kalojnë më shumë kohë së bashku sesa ajo me Bleron.
“Unë e kam edhe si fëmijë, edhe si motër të vogël. Nganjëherë shumë më shumë kohë kaloj me Tarën sesa me Blerimin dhe e dua këtë pjesë, se më duket si vetja kur kam qenë më e re. Raporti im me të, ishalla gjithmonë ka me qenë kështu, edhe besoj që ka me qenë, s’ka qysh ndryshon”, ka rrëfyer ajo.
Por, si ka qenë takimi i tyre i parë?
Eronita pranoi se fillimisht kishte ndier siklet, duke qenë shumë e kujdesshme me mënyrën se si do ta priste Tara në jetën e saj.
“Për mua ka qenë shumë e sikletshme për atë punë. Unë e kam ruajtur atë pjesë me shumë kujdes, se e di qysh është ndjenja ndoshta e saj ndaj meje. Jam mundu me ia shpjegu asaj sa e rëndësishme është, sa e vlefshme është”, ka treguar ajo.
Këto janë vetëm disa nga rrëfimet e Eronitës, e cila në intervistën e plotë për “25 Pyetje” flet edhe për komentet dhe fjalët që kanë qarkulluar rreth martesës së tretë të Bleros, raportet familjare dhe planet për të ardhmen.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë. /Prive By LS


