Ngjarja e rëndë që lidhet me Arlinda Sylaj Zekaj ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë edhe nga figura të njohura publike.
Në mesin e tyre është edhe këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeprokurores me një thirrje të prerë.
Krahas një imazhi nga ngjarja dhe letrës së Arlindës drejtuar kryeprokurores, këngëtarja ka shkruar:
“Dorëheqje, kryeprokurore jep!”.
Në letrën e publikuar, Arlinda kërkon urgjentisht marrjen e masave ndaj zyrtarëve që, sipas saj, kanë dështuar në përmbushjen e përgjegjësive të tyre.
“Urgjentisht marrjen e masave ndaj zyrtarëve që kanë dështuar rëndë […] dhe rreziku për jetën teme të jetë ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit”, thuhet ndër të tjera në letrën e saj.
Ajo shpreh gjithashtu shqetësimin për rastet e shumta të vrasjeve të grave dhe mënyrën se si, sipas saj, ato vazhdojnë të mbeten të pambrojtura.
Reagimi i Zanfinës vjen në një kohë kur çështja ka nxitur diskutime të shumta mbi përgjegjësinë institucionale dhe nevojën për masa konkrete për mbrojtjen e grave. /Prive By LS



