Këngëtarja e njohur me famë botërore, Demi Lovato, ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ndau një përditësim nga spitali, mirëpo shpejt i qetësoi të gjithë duke konfirmuar se gjendja e saj është e mirë.
Ylli 34-vjeçar publikoi në Instagram Stories një fotografi ku shihej me serum në dorë dhe me shiritin e spitalit në kyçin e dorës. Ajo sqaroi se kishte shkuar për të kontrolluar një reaksion të papritur alergjik dhe u lirua menjëherë pas vizitës.
“Kështu që, ose jam alergjike ndaj marakujës (passionfruit) ose ndaj sushit tani!” – shkroi ajo në postimin që më vonë e fshiu, duke vijuar me një tjetër mesazh qetësues: “Jam mirë!”
Kjo vizitë e shkurtër në spital vjen menjëherë pas një momenti mjaft të rëndësishëm në karrierën e saj. Këngëtarja festoi përvjetorin e parë të albumit të saj të nëntë, “It’s Not That Deep”, i cili u publikua më 24 tetor 2025.
Bashkëshorti i saj, Jutes i cili u njoh me Demin në vitin 2022 gjatë punës për albumin “Holy Fvck”, e uroi publikisht duke shkruar: “Njeri i mrekullueshëm, album i jashtëzakonshëm. Të dua dhe jam shumë krenar për ty”. /Prive By LS