Postimi i Brikenës me maicën ku shkruhej “I’m private property of Mateo Borri” bëri bujë në rrjetet sociale, ndërsa nuk ka munguar as reagimi me humor nga ish-finalisti i Big Brother VIP Albania, Rogert Sterkaj.
Ai ka publikuar një fotografi ku Miri shfaqet i veshur me një maicë të bardhë, në të cilën shkruhet:
“I’m private property of Seline Bollati”.
Rogerti e ka shoqëruar postimin me një përshkrim plot ironi, duke shkruar:
“Zakonisht nuk u jap vëmendje këtyre të Bigut, por këtë herë nuk rezistova dot! Më falni paraprakisht! Thjesht po ndjek trendin… Miri kaloi nga West Side Family te Seline Krevat Family!”
Me këtë postim, ai ka ironizuar trendin e fundit të maicave me dedikime për partnerët, duke e shoqëruar me batuta që nuk kanë munguar as në përshkrimin e tij. /Prive By LS
View this post on Instagram


