Erjon Vishkulli ka bërë një reagim nga spitali në Romë, ku ndodhet pas lëndimit në sy gjatë protestave të mbajtura në Tiranë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se krahas dhimbjes së përjetuar, po përballet edhe me një tjetër sfidë të rëndësishme që lidhet me shikimin.
“Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit”, ka shkruar ai, duke ndarë shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore.
Në të njëjtin postim, ai ka shprehur mirënjohjen për familjarët, miqtë dhe shqiptarët nga e gjithë bota, të cilët i kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata dhe lutje.
“Ju më treguat se nuk jam vetëm”, ka shkruar ai, duke theksuar se mbështetja e marrë i ka dhënë forcë dhe shpresë për të vazhduar përpara.
Në fund, ai ka falënderuar të gjithë për solidaritetin, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “U shtofshin shqiptarët e mirë”. /Prive By LS
View this post on Instagram


