Azet është në një lidhje serioze, dhe Prive By LS ju sjell pamjet që e tregojnë këtë!
Reperi shqiptar, i cili prej vitesh ka ndërtuar karrierë të suksesshme në tregun gjerman, rrallëherë e ka bërë publike jetën e tij sentimentale.
Por këtë herë, duket se gjërat janë ndryshe.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën është gjithashtu shqiptare dhe, sipas burimeve të Prive By LS, raporti mes tyre nuk është aspak i rastësishëm.
Gjatë verës, çifti ka qenë pothuajse i pandarë. Ata kanë kaluar kohë së bashku edhe në Kosovë, larg vëmendjes së mediave dhe postimeve që mund t’i zbulonin.
Këto pamje ekskluzive të Prive By LS tregojnë afërsinë e tyre.

Pas një kohe të gjatë pa u shfaqur në një romancë të konfirmuar publikisht, Azet duket se po përjeton një histori dashurie që po bëhet gjithnjë e më serioze.


