Pas një kohe, Alby ka publikuar një tjetër moment romantik me partnerin e saj. Në fotografinë e ndarë, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2” shfaqet duke e puthur atë, ndërsa të dy kanë zgjedhur kostume superheroësh të frymëzuara nga filmi “The Incredibles”.
Çifti duket i afërt dhe i përfshirë në atmosferën festive, ndërsa fotografia sjell edhe një anë lozonjare të marrëdhënies së tyre.
Alby e ka mbajtur për një kohë jetën sentimentale larg vëmendjes, por në vitin 2024 bëri të ditur se ishte në një lidhje dashurie dhe publikoi fotografitë e para me partnerin.
Sot, ajo është nënë e dy vajzave; ardhjen në jetë të vajzës së dytë e ndau me ndjekësit në vitin 2025. /Prive By LS



