Getinjo dhe partnerja e tij, Era Berisha, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen me momentet që ndajnë nga jeta e tyre private.
Së fundmi, ka qenë Era ajo që ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet krah Getinjos, teksa të dy pozojnë para pasqyrës së një ashensori.
Fotografia, në të cilën Era shihet afër Getinjos, është një tjetër moment i afërt që dyshja ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit.
Kujtojmë se lidhja e tyre u bë publike në fillim të këtij viti, ndërsa në qershor Prive By LS raportoi ekskluzivisht për një krizë të shkurtër në marrëdhënien e tyre, të cilën çifti e kishte tejkaluar duke u ribashkuar.
Që atëherë, dyshja ka ndarë herë pas here momente të përbashkëta, përfshirë edhe fotografi nga pushimet verore.
Postimi i fundit i Erës vjen si një tjetër dëshmi se ajo dhe Getinjo po vazhdojnë ta shijojnë romancën e tyre, duke mos i kursyer edhe momentet e ëmbla në rrjetet sociale. /Prive By LS



