Dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Dhurata Dora dhe Yll Limani, janë shfaqur sërish bashkë, duke nxitur kureshtjen e fansave për një tjetër bashkëpunim muzikor.
Ka qenë këngëtarja dhe trajnerja e vokalit, Adelina Thaçi, ajo që ka publikuar në Instagram një fotografi nga studioja muzikore, ku shihet në shoqërinë e dy artistëve.
“Eh, diçka erë e mirë po vjen”, ka shkruar Adelina krahas fotografisë, duke e shoqëruar postimin me emoji zemrash dhe duke etiketuar Dhuratën dhe Yllin.
Ky postim ka ngritur pikëpyetje nëse dyshja po përgatit një tjetër projekt të përbashkët, megjithëse ende nuk është konfirmuar diçka e tillë.
Kujtojmë se Dhurata Dora dhe Yll Limani kanë bashkëpunuar më parë në projektin muzikor “Vera me ty”, të publikuar në korrik të vitit 2024. EP-ja përfshinte pesë këngë, mes tyre “Malli”, “Diskoteka”, “Ku je nis”, “Lokacion” dhe “Nal Nal”.
Megjithatë, duke qenë se Adelina punon me artistë të njohur edhe në përgatitjen vokale, mbetet e paqartë nëse takimi lidhet me një këngë të re apo me angazhimet e tyre profesionale.
Mbetet të shihet se çfarë surprize mund të kenë rezervuar artistët për publikun. /Prive By LS



