Dy nga emrat e njohur të kinematografisë turke pritet të bashkojnë forcat në një projekt të ri televiziv, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e fansave të tyre.
Bëhet fjalë për aktorët Demet Özdemir dhe Kerem Bürsin, të cilët do të jenë pjesë e serialit të ri “Grand Maison Istanbul”, një produksion që do të vijë përmes platformës Amazon Prime Video.
Sipas informacioneve të publikuara, Demet Özdemir do të interpretojë personazhin e Defnes, ndërsa Kerem Bürsin do të marrë rolin e Ateş.
Kështu, dy aktorët do të ndajnë ekranin në këtë produksion të ri, duke shënuar një tjetër bashkëpunim që pritet me interes nga publiku.
Lajmi për përfshirjen e tyre në të njëjtin projekt ka ngjallur interes te admiruesit e serialeve turke, të cilët tashmë janë kuriozë të shohin se si do të zhvillohet historia dhe çfarë dinamike do të sjellin dy personazhet në ekran.
Ndërkohë, detaje të tjera rreth projektit pritet të bëhen të ditura në vazhdim. /Prive By LS


