Diola dhe Erolldi duket se po i shijojnë këto ditë pushimi në Maldive, por këtë herë nuk janë vetëm.
Në një fotografi të publikuar në Instagram Story, Diola ka ndarë një moment së bashku me Erolldin dhe vajzën e saj, duke treguar se edhe ajo po i shoqëron në këtë udhëtim.
Kështu, duket se çifti ka vendosur që këto pushime t’i kalojë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por edhe me vajzën e Diolës.
Nga ky moment i ndarë në rrjete sociale, vërehet se vajza e saj po kalon kohë edhe me Erolldin, ndërsa të tre duket se po i shijojnë së bashku ditët nën diellin e Maldiveve. /Prive By LS



