Influencuesja e njohur shqiptare, Hati, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video interesante, ku ka provuar një filtër që gjeneron karakteristikat e një mashkulli, duke nxitur kuriozitet me rezultatet e tij.
Në videon e publikuar, filtri i sugjeron një mashkull 27-vjeçar, me gjatësi prej 2.59 centimetrash, peshë 84 kilogramë dhe me profesion boksier.
Por ajo që e bën edhe më interesante videon është kombësia e përzgjedhur nga filtri, i cili tregon se mashkulli është spanjoll, ndërsa statusi i tij sentimental rezulton të jetë “i komplikuar”.
Në fund, filtri zbulon edhe shkronjën e parë të emrit të mashkullit misterioz, që rezulton të jetë “C”. Hati e përcjell gjithë procesin me reagime dhe mimika, duke e kthyer videon në një moment argëtues.
Natyrisht, bëhet fjalë për një lojë të rastësishme në TikTok dhe jo për ndonjë zbulim real nga jeta sentimentale e influencueses. Megjithatë, rezultatet e pazakonta të filtrit i japin videos një dozë humori dhe kurioziteti. /Prive By Liberta Spahiu


