Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbyllur një tjetër çështje gjyqësore që lidhej me një nga hitet më të suksesshme të karrierës së saj, “Levitating”.
Sipas agjencisë Reuters, artistja dhe muzikanti Bosko Kante kanë rënë dakord t’i japin fund procesit gjyqësor për të drejtat e autorit, i cili kishte nisur në vitin 2023.
Kante kishte pretenduar se pjesë nga performanca e tij muzikore ishin përdorur pa autorizim në tri versione të ripërpunuara të këngës së famshme.
Megjithatë, pas më shumë se tri vitesh, palët kanë kërkuar zyrtarisht mbylljen e çështjes në një gjykatë federale në Los Angeles.
Sipas dokumenteve gjyqësore, padia është tërhequr përfundimisht dhe nuk mund të paraqitet sërish për të njëjtat pretendime.
Detajet e marrëveshjes mes palëve nuk janë bërë publike, ndërsa nuk dihet nëse ajo përfshin ndonjë kompensim financiar.
Kujtojmë se “Levitating” është një nga këngët më të suksesshme të Dua Lipës, e cila ndër vite është përballur edhe me pretendime të tjera ligjore për të drejtat e autorit të këtij hiti. /Prive By LS


