Këngëtarja e njohur spanjolle, Rosalía, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, duke hyrë në historinë e çmimeve Latin Grammy.
Në edicionin e 27-të të kësaj ceremonie, të mbajtur më 12 nëntor në Las Vegas, ajo u bë artistja e parë femër që fiton tri herë çmimin prestigjioz “Albumi i Vitit”, një nga vlerësimet më të rëndësishme të Latin Grammy.
Këtë rekord Rosalía e arriti me albumin e saj më të fundit, “LUX”, pas sukseseve të mëparshme me “El Mal Querer” në vitin 2019 dhe “Motomami” në vitin 2022.
Ky triumf e vendos atë mes emrave më të suksesshëm në historinë e Latin Grammy, duke dëshmuar edhe një herë ndikimin e saj në industrinë muzikore.
Me tri fitore në të njëjtën kategori, Rosalía ka vendosur një rekord të veçantë, duke shtuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj ndërkombëtare. /Prive By LS.


