Këngëtarja e njohur shqiptare, Ganimete Abazi – Ganja, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Harrom”.
Kënga e re vjen e shoqëruar me videoklip, ku artistja shfaqet me një paraqitje elegante, në një atmosferë të errët që përshtatet me karakterin emocional të projektit.
Për muzikën dhe tekstin është kujdesur Petrit Sefaj, ndërsa aranzhmani është realizuar nga Ardian Kastrati.
Videoklipi mban firmën e regjisores Leonora Rugova, ndërsa për stilin e këngëtares është kujdesur Arbnor Aliu.
“Harrom” është publikuar në kanalin e ProBand Music në YouTube dhe tashmë është i disponueshëm për publikun.
/Prive By LS.


