Modelja shqiptare, Heidi Lushtaku, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi të veçantë krah aktores së njohur hollivudiane, Eva Longoria.
Ky moment vjen nga pjesëmarrja e saj në Global Gift Foundation, ngjarjen bamirëse që u mbajt më 5 nëntor në Paris, ku u mblodhën personalitete të njohura nga bota e artit, modës dhe filantropisë.
Eva Longoria është një nga aktoret më të njohura amerikane, e cila fitoi famë ndërkombëtare me rolin e Gabrielle Solis në serialin e suksesshëm “Desperate Housewives”.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka qenë pjesë edhe e produksioneve të tjera të njohura, si “Devious Maids”, “Brooklyn Nine-Nine”, “Jane the Virgin” dhe “Land of Women”.
Përveç aktrimit, Longoria është aktive edhe si producente, regjisore dhe filantrope.
Ajo njihet gjithashtu për angazhimin e saj në iniciativa humanitare, duke qenë një nga figurat kryesore të Global Gift Foundation.
Ndërkohë, fotografia e publikuar nga Heidi ka sjellë një tjetër moment interesant nga pjesëmarrja e modeles shqiptare në një ngjarje ndërkombëtare, ku pati mundësinë të ndajë të njëjtin ambient me emra të njohur të skenës botërore. /Prive By LS
View this post on Instagram


