Një nga personazhet më të komentuara të Big Brother mund të rikthehet në këtë format, por këtë herë në një rol krejtësisht tjetër!
Bëhet fjalë për Egli Takon, e cila mund të marrë drejtimin e “Big Brother Fan Club” në edicionin e ardhshëm të spektaklit.
Burime ekskluzive të Prive By LS konfirmojnë se Egli është në negociata për moderimin e formatit dhe se tashmë ka dhënë një përgjigje fillestare pozitive.
Megjithatë, marrëveshja ende nuk është finalizuar.
Emri i saj ishte përfolur për këtë pozicion edhe më herët, por këtë herë bisedimet duket se kanë marrë një drejtim më konkret.
Interesant është fakti se vetëm pak ditë më parë, Selin Bollati, një tjetër emër i përfolur për “Fan Club”, mohoi publikisht se do të jetë pjesë e tij.
A do ta shohim Eglin nga protagoniste të Big Brother, në drejtimin e emisionit që komenton çdo zhvillim të shtëpisë? Presim e shohim. /Prive By LS


