Një tjetër krizë, një tjetër “unfollow” dhe sërish pikëpyetje për marrëdhënien e Brikenës dhe Mateos!
Ish-çifti i Big Brother VIP Albania, që prej daljes nga spektakli ka kaluar një histori me afrime, ndarje dhe ribashkime, është rikthyer në qendër të vëmendjes.
Pas disa muajsh relativisht të qetë, dyshja ka ndërprerë sërish ndjekjen e njëri-tjetrit në Instagram, duke ndezur spekulimet për një tjetër krizë.
Por çfarë ka ndodhur realisht mes tyre?
Burime ekskluzive të Prive By LS bëjnë të ditur se debatet në çift kanë vazhduar dhe se në qendër të mosmarrëveshjeve është xhelozia!
Sipas burimeve tona, pikërisht kjo është arsyeja kryesore e tensioneve të fundit mes tyre.
Ndryshe nga krizat e mëparshme, këtë herë fotografia e përbashkët vazhdon të qëndrojë në profilin e Brikenës.
A do të arrijnë ta tejkalojnë edhe këtë krizë apo këtë herë historia e tyre po shkon drejt fundit


