Xhirimet e serialit të ri turk “Eşref Tek” kanë nisur prej kohësh, ndërsa së fundmi në rrjetet sociale janë publikuar pamje të tjera që kanë zgjuar kureshtjen e fansave.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes janë dy protagonistët kryesorë, Çağatay Ulusoy dhe Aybüke Pusat, të cilët shihen së bashku në një skenë mjaft dramatike.
Në pamjet e publikuara, personazhi i interpretuar nga Aybüke shihet duke i drejtuar armën Eşrefit, të cilin e luan Çağatay Ulusoy.
Ajo më pas e qëllon, ndërsa Eşrefi, me fytyrën e gjakosur, rrëzohet përtokë.
Kjo skenë ka nxitur menjëherë diskutime mes fansave të serialit, të cilët po përpiqen të kuptojnë se çfarë mund të ketë ndodhur mes dy personazheve që situata të përfundojë në një përballje kaq të ashpër.
A është kjo pasojë e një tradhtie, një hakmarrjeje apo pjesë e një historie më të ndërlikuar që ende nuk është zbuluar?
Për momentin, nuk dihen rrethanat që çojnë deri te kjo skenë, por pamjet e publikuara lënë të kuptohet se seriali do të sjellë zhvillime të forta dhe kthesa të papritura në historinë e personazheve.
Se çfarë e shtyn personazhin e Aybüke të qëllojë Eşrefin dhe çfarë pasojash do të ketë kjo përballje, mbetet për t’u zbuluar me transmetimin e serialit. /Prive By LS.


