Pas largimit nga shtëpia më e madhe në vend, BBVK 5, Olechka është rikthyer në shtëpinë e saj, ku e ka pritur një mirëseardhje tejet e veçantë.
Ish-banorja ka publikuar në TikTok një video mjaft të ëmbël, në të cilën shihet reagimi i qenushave të saj në momentin kur ajo hyn në shtëpi.
Sapo e shohin, ata vrapojnë drejt saj, duke e pritur me entuziazëm dhe plot dashuri.
Një moment që tregon më së miri se sa shumë u kishte munguar.
“Sërish në shtëpi”, ishte mbishkrimi që Olechka zgjodhi për ta shoqëruar videon.
Pas një eksperience larg shtëpisë, duket se një nga momentet më të bukura për të ishte pikërisht ky rikthim në krahët e qenushave të saj. /Prive By LS


