Sot, më 17 nëntor, bëhen plot 12 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e artistit të njohur shqiptar, Dr. Flori, emri i vërtetë i të cilit ishte Florian Kondi.
Në këtë përvjetor, dy miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, Miri dhe Landi, me të cilët formoi grupin e famshëm “West Side Family”, e kanë kujtuar përmes dedikimeve emocionuese në rrjetet sociale.
Miri ka publikuar një fotografi bardhezi të artistit të ndjerë, të shoqëruar me një mesazh të gjatë, ku ka shprehur mallin dhe dhimbjen që vazhdon të ndiejë edhe pas 12 vitesh.
“I dashur Flor, edhe pse ke 12 vjet i larguar nga kjo bota jonë e përditshme, ta dish që më mungon shumë, ditë për ditë më mungon, sepse ti ishe një shok i vërtetë, ishe një mik që më duhej gjithmonë”, ka shkruar ai.
Më tej, Miri ka theksuar se, pavarësisht mungesës fizike, vazhdon ta ndiejë praninë e mikut të tij dhe përpiqet të ruajë gjithçka që kanë përjetuar e mësuar së bashku.
“Shumë mall për ty, Flor”, e ka përmbyllur ai dedikimin prekës.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, edhe Landi ka zgjedhur ta kujtojë Dr. Florin përmes një fotografie nga koha kur artisti ishte në skenë. Krahas saj, ai ka publikuar vargje emocionuese që flasin për humbjen, kujtimet dhe njerëzit që largohen nga jeta, duke përfshirë edhe emrin e Dr. Florit në refren.
Dr. Flori u nda nga jeta më 17 nëntor të vitit 2014, në moshën 35-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore.
I njohur për hitet e tij si pjesë e “West Side Family” dhe për karrierën si artist solo, ai vazhdon të kujtohet me dashuri nga miqtë, kolegët dhe publiku shqiptar.
Edhe pse kanë kaluar 12 vite, kujtimi dhe muzika e tij vazhdojnë të jetojnë. /Prive By LS
View this post on Instagram


