Moda italiane, muzika ndërkombëtare dhe atmosfera e jetës së natës u bashkuan në një mbrëmje të veçantë në Prishtinë, ku brendi i njohur Antony Morato organizoi një event ekskluziv për të prezantuar koleksionin e ri dhe për të afruar edhe më shumë konsumatorët me identitetin e markës.
Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Deep Space, bëri bashkë fytyra publike, të ftuar specialë dhe dashamirës të modës, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me krijimet më të fundit të brendit italian.
I themeluar në vitin 2007 në Itali, Antony Morato është një brend i modës për meshkuj, i njohur për ndërthurjen e elegancës italiane me stilin modern dhe urban. Nga veshjet e përditshme deri te kombinimet më elegante, marka ofron një gamë të gjerë produktesh për meshkujt që i kushtojnë rëndësi stilit dhe individualitetit.
Por përtej koleksionit të ri, kjo mbrëmje solli edhe një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e Antony Morato në Kosovë.
Viviana, përfaqësuese e brendit, u shpreh e kënaqur me suksesin e deritanishëm dhe bashkëpunimin me partnerët vendorë, duke zbuluar se marka planifikon të hapë dyqane të reja në vitet e ardhshme.
“Po bëjmë një punë të mrekullueshme në Kosovë. Jam shumë e kënaqur me dyqanin, me planet që kemi dhe me dyqanet që do të hapim në vitet e ardhshme”, u shpreh ajo.
Viviana foli edhe për përshtypjet e saj nga Prishtina, të cilën e kishte vizituar edhe më parë, duke e cilësuar si një qytet plot gjallëri dhe me energji të veçantë.
Një rol të rëndësishëm në realizimin e kësaj mbrëmjeje pati edhe bashkëpunimi mes ekipit ndërkombëtar të Antony Morato dhe partnerëve në Kosovë.
Pjesë e organizimit ishte edhe Kushtrim Dushi, i cili foli për mënyrën se si lindi bashkëpunimi me brendin, përzgjedhjen e Deep Space si lokacion të eventit dhe realizimin e ardhjes së artistit ndërkombëtar DJ Felix në Prishtinë.
E pikërisht DJ Felix ishte një nga surprizat kryesore të mbrëmjes.
Artisti, i cili erdhi nga Londra posaçërisht për këtë event, solli në kryeqytetin kosovar atmosferën e Ibizës, ku kishte kaluar sezonin veror duke performuar.
Ai tregoi se ishte hera e parë që vizitonte Kosovën dhe se bashkëpunimi kishte lindur pas një njohjeje me Kushtrimin në Napoli.
“Gjithçka nisi nga një njohje që bëra në Napoli. Atje u njoha me Kushin, u lidhëm mirë dhe mbajtëm kontakte”, tregoi ai.
Felix u shpreh i entuziazmuar për pjesëmarrjen në event, ndërsa zbuloi se kishte përgatitur një përzgjedhje muzikore të frymëzuar nga atmosfera e Ibizës, duke përfshirë edhe krijimet e tij.
Ai nuk i kurseu vlerësimet as për Antony Morato, duke veçuar veshjet elegante, xhaketat dhe parfumin e markës, të cilin e cilësoi si një nga produktet që i kishte lënë më shumë përshtypje.
Përmes këtij organizimi, Antony Morato synoi të ofronte më shumë sesa një prezantim tradicional të koleksionit, duke krijuar një eksperiencë ku moda, muzika dhe lifestyle-i ndërthuren natyrshëm.
Për të gjithë dashamirësit e modës italiane, Antony Morato gjendet në Albi Mall, në Prishtinë, ku ofron një përzgjedhje veshjesh, këpucësh dhe aksesorësh për meshkuj.
Më shumë nga atmosfera e mbrëmjes dhe koleksioni i ri mund t’i ndiqni në storien e realizuar nga Prive By LS.
/Prive By LS


