Përplasja mes Labinot Rexhës dhe Bardhit ka marrë një zhvillim të ri.
Pas komentit fyes të Bardhit, i cili përfshinte edhe familjen e Labinotit, ky i fundit ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Instagram Story, duke sqaruar deklaratat e tij dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt këngëtarit.
Labinoti shpjegoi se komentet e tij për Bardhin dhe Sarën gjatë intervistës në Top Albania Radio erdhën pasi ishte pyetur për çiftet që krijohen në Big Brother dhe në formate të tjera televizive të këtij lloji.
Ai u shpreh se nuk u beson lidhjeve që krijohen në këto formate, megjithatë theksoi se vazhdon ta konsiderojë Bardhin një djalë të mirë.
Gjatë reagimit, Labinoti përmendi edhe menaxherin e Bardhit, duke thënë se në fillimet e karrierës së këngëtarit ishte kërkuar një shumë e konsiderueshme parash për ta mbështetur atë.
Ai gjithashtu shprehu mendimin se lidhja me Sarën ka pasur ndikim të madh në karrierën e Bardhit.
Mirëpo, pavarësisht përplasjes publike, Labinoti e mbylli reagimin me një ftesë të papritur.
Ai e ftoi Bardhin që të takohen sërish dhe të falin namazin së bashku me familjen e tij, duke lënë të hapur mundësinë e pajtimit.
Mbetet të shihet nëse Bardhi do t’i përgjigjet kësaj ftese. /Prive By LS.


