Labinot Rexha u ka kërkuar publikisht falje Sara Gjordenit dhe Bardhit, nëse i ka lënduar me deklaratën që bëri për martesën e tyre gjatë një interviste në Top Albania Radio.
“Në fund, dua të them se nëse kjo shprehje, të cilën nuk e kam menduar me asnjë prapavijë të keqe, e ka prekur Bardhin apo zonjën e tij, u kërkoj sinqerisht falje”, ka shkruar Labi në Facebook, duke etiketuar edhe Bardhin.
Debati nisi kur Labi u pyet për çiftet e krijuara në “Big Brother”. Teksa fliste për Sarën dhe Bardhin, ai u shpreh: “Me i thënë ajo ‘çohu në këmbë’, ai çohet… rri një orë, ai rri”. Pasi pjesa e intervistës u publikua në Instagram, Bardhi iu përgjigj me një sharje që përfshinte edhe familjen e Labit.
Në reagimin e parë, Labi e ftoi Bardhin të takoheshin e ta falnin namazin bashkë. Në postimin e fundit, ai shpjegoi edhe çfarë kishte dashur të thoshte me krahasimin. Sipas tij, kur e quajti Bardhin “njeri të urtë”, po fliste për respektin që të dy kanë për bashkëshortet e tyre.
“Nuk e kam problem të kërkoj falje kur dikush ndihet i lënduar, sepse për mua respekti është mbi gjithçka”, ka shkruar ai. /Prive By LS


