Dikur ndër miqtë më të afërt të njëri-tjetrit, Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi nuk gëzojnë më të njëjtin raport.
Dyshja, e cila për një kohë të gjatë ndante me publikun momente nga shoqëria e tyre, prej kohësh nuk është parë së bashku.
Prive By LS mëson se shkëputja e raporteve mes tyre ka ndodhur prej disa muajsh, ndonëse kjo nuk ishte bërë publike deri së fundmi.
Ka qenë vetë Shëndriti ai që ka pranuar distancimin mes tyre gjatë një vlogu të publikuar në YouTube.
Ndërkohë, një tjetër detaj që dëshmon ndryshimin e raportit të tyre është fakti se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram.
Interesant është fakti se, profesionalisht, të dy vazhdojnë të jenë pjesë e ekranit edhe këtë sezon televiziv, por nën logo të ndryshme televizive.
Arsyet që çuan në përfundimin e kësaj miqësie mbeten ende të pazbuluara. /Prive By LS


