Mos u dashuroni me një Shigjetar pa i ditur këto gjëra
Me nisjen e sezonit të Shigjetarit, vëmendja rikthehet te një prej shenjave që, sipas astrologjisë, karakterizohet nga dashuria për lirinë, sinqeriteti dhe dëshira për aventura.
Por, si është të jesh në një lidhje me një Shigjetar? Nëse keni në krah dikë të lindur nën këtë shenjë, këto janë disa gjëra që duhet të dini për të.
1. Liria është e panegociueshme
Shigjetarët nuk e pëlqejnë kontrollin dhe kufizimet. Edhe kur janë të dashuruar, kanë nevojë për hapësirën e tyre personale. Kjo nuk nënkupton mungesë dashurie, por dëshirën për të ruajtur pavarësinë.
2. Janë të sinqertë, ndonjëherë më shumë seç duhet
Mos prisni që një Shigjetar t’ju thotë gjithmonë atë që dëshironi të dëgjoni. Ata njihen për natyrën e tyre të drejtpërdrejtë, edhe kur fjalët e tyre mund të lëndojnë.
3. Nuk e duan monotoninë
Rutina e përditshme mund t’i lodhë. Udhëtimet, aventurat, përvojat e reja dhe spontaniteti janë ndër gjërat që i mbajnë të entuziazmuar në një marrëdhënie.
4. Nuk nxitojnë drejt një lidhjeje serioze
Shigjetarët mund të kenë nevojë për më shumë kohë për të marrë një vendim të rëndësishëm në dashuri. Për ta, një marrëdhënie duhet të jetë një zgjedhje dhe jo një detyrim.
5. Kërkojnë te partneri edhe një mik të mirë
Përveç tërheqjes romantike, ata vlerësojnë humorin, bisedat interesante dhe mundësinë për të ndarë përvoja të reja me personin që kanë në krah.
6. Nuk i tolerojnë xhelozinë dhe kontrollin e tepërt
Një partner që kërkon vazhdimisht llogari ose përpiqet t’ua kufizojë pavarësinë mund t’i largojë emocionalisht. Besimi dhe respekti i ndërsjellë kanë rëndësi të veçantë për ta.
7. Kur dashurohen, duan të ndajnë botën e tyre me ju
Një Shigjetar i dashuruar dëshiron ta përfshijë partnerin në planet, aventurat dhe përvojat e tij. Për të, dashuria nuk duhet të jetë pengesë për të zbuluar botën, por një arsye më shumë për ta bërë këtë së bashku.
Natyrisht, këto janë karakteristika që astrologjia ia atribuon kësaj shenje dhe nuk nënkuptojnë se çdo Shigjetar sillet njësoj në dashuri. /Prive By LS


