Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, feston sot, më 26 nëntor, ditëlindjen e saj të 36-të.
Në këtë ditë të veçantë, nuk kanë munguar urimet nga familjarët, mes të cilëve edhe ai i babait të saj, Besnikut.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë fotografi nga fëmijëria e këngëtares, duke e shoqëruar publikimin me një dedikim të përzemërt.
“Gëzuar ditëlindjen, Rita! Shumë urime ditëlindja. Paç një ditë të mrekullueshme, qëndro e lumtur si gjithmonë. Shumë përqafime dhe dashuri nga familja jote”, ka shkruar ai.
Në postimin e tij kanë reaguar edhe bashkëshortja, Vera Ora, dhe vajza tjetër e çiftit, Elena, të cilat kanë komentuar me emoji zemrash.
Rita Ora ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ndërsa që në moshë të vogël është zhvendosur së bashku me familjen në Londër, ku më vonë ndërtoi karrierën e saj muzikore. /Prive By LS
View this post on Instagram


