TikTok-erja Siera ka ndarë një njoftim me ndjekësit e saj, duke bërë të ditur se ka marrë pjesë në një konkurs për krijimin e një filmi të shkurtër.
Përmes një postimi të fundit, ajo ka kërkuar mbështetjen e publikut, duke i ftuar ndjekësit që ta shikojnë filmin e saj dhe ta ndihmojnë të grumbullojë sa më shumë shikime, me shpresën për të fituar konkursin.
Ajo ka treguar se linkun e filmit mund ta gjeni në biografinë e profilit të saj, ndërsa ka kërkuar që projekti të shpërndahet sa më shumë, të marrë pëlqime dhe të bëhet repost.
Siera ka thënë se nuk e di nëse ndonjë shqiptar ka marrë pjesë më parë në këtë konkurs apo nëse ka arritur ta fitojë atë, por sipas saj, do të ishte shumë mirë që këtë herë fitorja t’i takonte një shqiptareje të re si ajo.
Filmi i saj mban titullin “The Elsewhere’s” dhe rrëfen historinë e një familjeje prej katër anëtarësh, e cila jeton në një shtëpi gjigante, të ndarë në disa krahë, ku secili prej tyre ka hapësirën e vet, të ndërtuar sipas botës dhe stilit të tij të jetesës.
Ndërkohë, filmi ka filluar të marrë vëmendje, pasi brenda vetëm një jave ka grumbulluar gjithsej 11 mijë e 101 shikime dhe 261 pëlqime, duke arritur të renditet edhe në mesin e 100 projekteve më të mira të konkursit.
Tani, mbetet të shihet se sa mbështetje do të marrë më tej projekti i Sierës dhe nëse ajo do të arrijë ta fitojë këtë konkurs.
Linkun për ta shikuar filmin e Sierës mund ta gjeni më poshtë. /Prive By LS
https://higgsfield.ai/@siside/projects/magic-marty


