Pikërisht atëherë kur mendoni se keni lënë pas një kapitull të jetës suaj, e kaluara mund të rikthehet për t’ju përballur me çështje që nuk i keni zgjidhur plotësisht.
Sipas parashikimit astrologjik të publikuar më 28 nëntor nga revista “Vogue Türkiye”, disa shenja të horoskopit mund të përballen me rikthimin e problemeve të vjetra në dashuri, financa, karrierë dhe marrëdhënie familjare.
Por, cilat janë shenjat që duhet të tregohen më të kujdesshme?
Shigjetari
Pakënaqësitë e dikurshme në marrëdhëniet sentimentale mund të rikthehen në vëmendje. Edhe çështjet financiare, veçanërisht ato që lidhen me borxhet, kreditë apo trashëgiminë, mund të kërkojnë sërish vëmendjen tuaj.
Peshqit
Plagët e vjetra emocionale mund të rihapen. Kjo mund të jetë një mundësi për të zgjidhur përfundimisht edhe problemet financiare që ju kanë shoqëruar prej kohësh.
Gaforrja
Situatat e pakëndshme nga e kaluara në ambientin e punës mund të rikthehen, duke ndikuar përkohësisht në motivimin tuaj.
Peshorja
Çështjet e pazgjidhura profesionale mund të dalin sërish në sipërfaqe. Mundohuni të mos lejoni që zhgënjimet e dikurshme të ndikojnë në ambiciet tuaja.
Dashi dhe Bricjapi
Për këto dy shenja, e kaluara mund të rikthehet kryesisht përmes marrëdhënieve familjare. Hatërmbetjet dhe keqkuptimet e vjetra mund të bëhen sërish objekt diskutimi.
Megjithatë, rikthimi i së kaluarës nuk duhet parë domosdoshmërisht si diçka negative. Ndonjëherë, përballja me atë që kemi lënë përgjysmë mund të jetë mundësia që na duhet për të mbyllur përfundimisht një kapitull dhe për të ecur përpara. /Prive By LS.


